Pesë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në kryeqytetin Raleigh të Karolinës së Veriut. Në mesin e viktimave ishte edhe një zyrtar policie që ishte jashtë detyre, thanë zyrtarët në qytetin juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin.
Kryetarja e bashkisë së Raleigh, Mary-Ann Baldwin tha se të shtënat ndodhën pranë lumit Neuse River Greenway.
Të shtënat në Karolinën e Veriut ndodhën pasi një gjykatë gjatë ditës hodhi poshtë dënimin me vdekje dhe mbështeti burgimin e përjetshëm për Nikolas Cruz, i cili qëlloi dhe vrau 17 persona në një shkollë të mesme në Florida në vitin 2018./UBTNews/