Naim Qelaj sot zyrtarisht ka marrë detyrën si Avokat i Popullit. Sot u bë dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, te Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.
Me 69 vota për, pesë kundër dhe tri abstenime, dje Kuvendi zgjodhi kandidatin Qelaj për Avokat të Popullit./UBTNews