UBT News

Që një javë nuk di gjë për gruan e tij, e raporton rastin në polici

Një burrë nga Peja, ka raportuar në polici se që një javë  nuk e di se ku e ka gruan e tij.

Sipas policisë gruaja ishte larguar nga shtëpia, të mërkurën e kaluar rreth orës pesë të mëngjesit.

“Rr. Azem Bejta, Pejë, 24.11.2021 – 05:10. Me 30.11.2021 një mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

Exit mobile version