Një burrë nga Peja, ka raportuar në polici se që një javë nuk e di se ku e ka gruan e tij.
Sipas policisë gruaja ishte larguar nga shtëpia, të mërkurën e kaluar rreth orës pesë të mëngjesit.
“Rr. Azem Bejta, Pejë, 24.11.2021 – 05:10. Me 30.11.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.