Zëvendësministri në Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Rrahmani përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê MFPT-së. Arsyja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozit tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së. ju falenderoj pêr mirëkuptim”, ka shkruar ai.