Qarkullimi me autobusët e trafikut urban nga nesër do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.
“Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews