UBT News

Qarkullim i ndërprerë nesër në një pjesë të rrugës Klinë–Gjurgjevik

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të martën do të realizohet një minimi i masave shkëmbore në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë–Dollc.

Për shkak të këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në pjesën e rrugës që shtrihet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Sipas njoftimit, ndërprerja e qarkullimit do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e pastrimit të zonës dhe rihapjen e rrugës për qarkullim.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë drejtim gjatë orëve të pasdites, që të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.

Exit mobile version