UBT News

PZAP: Ankesat duhet të dorëzohen fizikisht, jo përmes Facebook-ut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar qytetarët e Kosovës që ankesat që i kanë dërguar përmes rrjetit social Facebook, nuk do të konsiderohen si ankesa, pasiqë ato duhet të dërgohen fizikisht në selinë etyre në PZAP.

“Ankesat dhe provat mund t’i paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni, ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës, kati i parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare të PZAP-it ose në letër të thjeshtë, duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës. Afati i paraqitjes e ankesës është 24 ore nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar”, ka shkruar ai./UBTNews

Exit mobile version