Samir Behariq, hulumtues në Forumin Ballkanik, ka thënë se emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, është përgjigjur në mënyrë arrogante kur ia ka parashtruar pyetje për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka shkruar Behariq në Twitter, njofton Klan Kosova.
I asked @MiroslavLajcak why should the #WesternBalkan leaders trust the EU promises, taking into account the EU failed to deliver visa liberalisation to #Kosovo and accession talks with #NorthMacedonia.
— Samir Beharić (@SamBeharic) June 16, 2021
His reply was abhorrent: "If you don't trust the EU, go somewhere else." 1/ pic.twitter.com/DKIPpnmwEP
Lajçak kishte shtuar se “është bërë trend që të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por se liderët e Kosovës duhet të shkojnë të kërkojnë pajtim në shtetet që po e bllokojnë lirinë e lëvizjes”.
Edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur gjithashtu për kredibilitetin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Ne vazhdojmë të dëgjojmë thirrjen “nëse ju i përmbusheni këto, ne i mbajmë zotimet” dhe ne ndryshuam emrin e vendin dhe Kushtetutën, por BE s’i mbajti zotimet”.
Behariq në një postim tjetër në Twitter ka publikuar një billbord të presidentit kinez në Serbi, duke thënë se nuk mund ta gjesh një tjetër ku mund të shkruajë “Faleminderit Von der Leyen”.
Coming back to @MiroslavLajcak's remark "If you don't trust the EU, go somewhere else", I'm affraid it will not age well.
— Samir Beharić (@SamBeharic) June 16, 2021
In fact, some countries in the region are already doing that.
In Serbia, there are no billboard signs reading "Thank you Von der Leyen." 6/6#GLOBSEC2021 pic.twitter.com/9Ofxr4J27c