Kremlini tha se furnizimi i Ukrainës me raketa Patriot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do ta pengojë Rusinë në arritjen e qëllimeve të saj ushtarake.
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se ato janë armë të vjetra dhe se sistemet raketore të Rusisë do t’i shkatërrojnë ato.
“Mbrojtja ajrore Patriot është e vjetëruar. Një kundërhelm do të gjendet gjithmonë… Rusia do të rrëzojë sistemin Patriot”, deklaroi ai të enjten.
Presidenti rus tha se “të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë përmes negociatave” – duke nënkuptuar se Ukraina përfundimisht do të detyrohet të japë territorin në këmbim të paqes./UBTNews/