Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi qytetin Kurchatov në rajonin e Kurskut, i cili ishte pjesërisht i pushtuar nga forcat ukrainase për disa muaj vitin e kaluar, tha sot Kremlini.
Ky ishte udhëtimi i parë i liderit rus në rajon – që nga inkursioni ukrainas vitin e kaluar.
Putini u takua dje në mbrëmje me guvernatorin rajonal, Alexander Khinshtein, organizatat vullnetare dhe zyrtarët lokalë.
“Presidenti rus premtoi mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e rindërtimit, veçanërisht për banesat e dëmtuara gjatë konfliktit”, tha Kremlini.
Putini vizitoi gjithashtu një njësi në Centralin Bërthamor Nr. 2 të Kurskut, i cili është aktualisht në ndërtim e sipër.
Gushtin e kaluar, trupat ukrainase nisën një ofensivë të papritur në rajonin e Kurskut dhe pushtuan një pjesë të vogël të territorit për disa muaj.
Ushtria ruse e shpalli rajonin “plotësisht të çliruar” në fund të prillit./atsh