UBT News

Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi, thotë kryeministri polak

09.11.2021 Warszawa Sejm 41. posiedzenie Sejmu IX kadencji fot. Andrzej Iwanczuk/REPORTER n/z: Mateusz Morawiecki

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për orkestrimin e krizës së migracionit në kufirin e vendit me Bjellorusinë, përcjell UBT News.

“(Udhëheqësi bjellorus) Lukashenko është ekzekutuesi i sulmit të fundit, por ky sulm ka një sponsor që duhet gjetur në Moskë dhe ky sponsor është presidenti Putin”, tha Morawiecki gjatë një debati urgjent në parlamentin polak.

Ai e përshkroi situatën si një përpjekjeje të Rusisë për të prishur një rajon që ajo kontrollonte gjatë epokës sovjetike.

Polonia përforcoi kufirin e saj me Bjellorusinë me më shumë trupa, një ditë pasi grupet u përpoqën të kalonin me forcë kufirin e pajisur me tela dhe gjemba, transmeton UBT News.

Ndërkohë të mërkurën autoritetet bjelloruse akuzuan Poloninë për abuzim me katër emigrantë në kufi.

Më herët, zëdhënësi Dmitri Peskov tha se Moska ishte “shumë e shqetësuar”, duke e përshkruar situatën si “një problem real që shqetëson Bjellorusinë dhe Poloninë”.

Minsku është përpjekur të hedhë fajin mbi Poloninë, duke e përshkruar si “veçanërisht shqetësuese” vendosjen e forcave polake të sigurisë në kufi. Në një intervistë të martën, Lukashenko fajësoi Poloninë për shkeljen e detyrimeve të saj humanitare, duke akuzuar Poloninë se po bën një “luftë” kundër emigrantëve.

Rusia është aleati kryesor i Bjellorusisë dhe Lukashenko është mbështetur tek Putini për mbështetje politike dhe financiare përballë presionit të shtuar nga BE dhe Perëndimi për zgjedhjet e diskutueshme të vitit të kaluar, të drejtat e njeriut dhe së fundmi krizën e migracionit./UBTNews/

Exit mobile version