UBT News

Putini pretendon se kundërofensiva e Ukrainës po dështon

Russian President Vladimir Putin meets with war correspondents in Moscow on June 13, 2023. (Photo by Gavriil GRIGOROV / SPUTNIK / AFP)

Presidenti rus, Vladimir Putin pretendon se kundërsulmi i Ukrainës ka qenë I pasukssesshëm, me ushtrinë e saj duke pësuar humbje të mëdha.

Duke folur në një takim të korrespondentëve të luftës, ai tha se humbjet e Kievit po i afrohen një niveli “katastrofik”.

Kjo nuk është verifikuar dhe presidenti ukrainas Zelensky ka mohuar se kundërofensiva po dështon.

“Ka lëvizje përpara”, tha ai në videofjalimin e tij të natës.

Ai falënderoi trupat ukrainase për “çdo hap dhe çdo metër të tokës ukrainase që po çlirohet nga e keqja ruse”.

Këtë e bëri jehonë Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të vendit, i cili shkroi në Telegram se kishte “disa suksese, ne po zbatojmë planet tona, po ecim përpara”.

Ushtria e Ukrainës deklaroi të mërkurën se humbjet ruse në 24 orët e fundit kishin përfshirë 680 ushtarë, tetë tanke dhe një sistem të mbrojtjes ajrore. Të dyja palët japin çdo ditë pretendime për viktima të armikut, të cilat është e pamundur të verifikohen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kundërofensiva e Kievit është në fazat e saj të hershme dhe përfitime modeste janë arritur në rajonet lindore të Donetskut dhe Zaporizhzhias juglindore. Zelensky ka pretenduar gjithashtu përparime në Bakhmut. Por situata nuk është aq e qartë sa pretendimet triumfuese të çlirimit që erdhën nga Kievi në fillim të kësaj jave.

Exit mobile version