UBT News

“Putini nuk është Rusi”, Navalny bën thirrje për protesta ditore

Lideri i burgosur i Rusisë, Alexei Navalny ka bërë thirrje për protesta ditore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në një postim të gjatë në Twitter, kritiku i Kremlinit tha se Putini nuk është Rusi.

“Ne – Rusia – duam të jemi vend i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na thërrisnin kështu tani”, shkroi ai mes tjerash në një postim në Twitter nga burgu i sigurisë së lartë të Moskës.

Por sipas tij, rusët duhet “të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur” që “bëjnë sikur nuk po e vërejnë luftën agresive të nisur kundër Ukrainës nga cari i çmendur”.

“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shohim lajme rreth njerëzve që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara. Ne po shohim në televizione kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version