Vladimir Putin mund të shpallë një mobilizim të dytë të trupave për të zgjeruar ushtrinë e tij qysh sot, sipas një raporti të Institutit për Studimin e Luftës (ISW).
Shtatorin e kaluar, Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi dhe ministri i Mbrojtjes i Kremlinit Sergei Shoigu tha se Rusia po rekrutonte 300,000 rezervistë.
Ishte mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe dukej se ishte një pranim që lufta e Moskës në Ukrainë ishte e planifikuar, përcjell UBT News.
ISW deklaron se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka njoftuar se z. Putin do të mbajë një fjalim në Shën Petersburg sot në përkujtim të 80-vjetorit të thyerjes së rrethimit nazist të Leningradit nga forcat sovjetike.
“Putinit i pëlqen të përdorë data simbolike për t’iu drejtuar popullit rus dhe disa blogerë rusë pro-luftës vunë në dukje se ai do të shfrytëzojë këtë mundësi për të shpallur mobilizim ose luftë me Ukrainën”, tha ISW.
“Inteligjenca ukrainase dhe perëndimore gjithashtu paralajmëruan vazhdimisht për përgatitjet e mobilizimit të Putinit të planifikuara për në mes të janarit”./UBTNews/