UBT News

Putini mendon të lehtësojë kufizimet përkundër rritjes së rasteve me Covid-19

Presidenti rus thotë se qeveria e tij po shqyrton lehtësimin e disa kufizimeve të koronavirusit, edhe pse vendi po përballet me një rritje rekord të infeksioneve për shkak të variantit shumë ngjitës të omicron.

Vladimir Putin mbajti një takim online me shoqatën kryesore të biznesit të Rusisë, Business Russia, dhe siguroi anëtarët e saj se autoritetet nuk po planifikojnë asnjë bllokim ose kufizime të tjera shtesë për shkak të rritjes së rasteve. Për më tepër, qeveria po shqyrton heqjen e kufizimeve për ata që bien në kontakt me pacientët me COVID-19.

Sipas rregullores ekzistuese njerëzit në atë pozicion duhet të izolohen për shtatë ditë.

“Vlerësimi i përgjithshëm është se edhe kufizimet për ata që kanë qenë në kontakt mund të hiqen në të ardhmen e afërt, dua të them, le t’u japim njerëzve mundësinë të vazhdojnë të punojnë në paqe”, tha Putin. “Pra, nuk janë planifikuar bllokime”.

Deklaratat e Putinit vijnë pasi Rusia po regjistron rekorde ditore në rastet e reja me Covid-19. Të enjten, vendi raportoi 155,768 infeksione të reja.

Përballë rritjes së madhe të virusit, autoritetet ruse në përgjithësi i kanë rezistuar vendosjes së ndonjë kufizimi të madh dhe kanë refuzuar vazhdimisht idenë e futjes së ndonjë bllokimi.

Vetëm rreth gjysma e popullsisë 146 milionëshe të Rusisë është vaksinuar deri më tani, edhe pse vendi ishte ndër të parët në botë që përdori vaksinat kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version