UBT News

Putini komenton situatën në rajonet e aneksuara

Putin thotë se situata në katër territore të Ukrainës që Rusia pretendon se i ka aneksuar është “jashtëzakonisht e vështirë”.

“Situata në Republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk, në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia është jashtëzakonisht e vështirë”, u tha Putin shërbimeve ruse të sigurisë në festën e tyre profesionale.

Ai veçoi ata që punojnë në “rajonet e reja të Rusisë”. “Njerëzit që jetojnë atje, qytetarët e Rusisë, mbështeten tek ju, në mbrojtjen tuaj”, tha ai mes tjerash./UBTNews/

Exit mobile version