Gjatë fjalimit të tij në konferencën ekonomike në Shën Petersburg, Presidenti Putin u kërkoi bizneseve ruse të vazhdojnë të punojnë në vendin e tij.
“Investoni këtu”, nxit ai – duke shpjeguar se ka “potencial të madh” në Rusi.
“Ata që nuk donin ta dëgjonin këtë, kanë humbur miliona jashtë vendit”.
Vladimir Putin thotë se Rusia do të zhvillohet si një ekonomi e hapur dhe nuk do të ecë kurrë në rrugën e izolimit, pavarësisht sanksioneve të pashembullta të vendosura nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Ai tha se Rusia do të vazhdojë të merret me kompanitë perëndimore dhe se shpreson se flukset e gazit do të rriten përmes rrugëve të reja./UBTNews/