Rusia dëshiron që “vendet jomiqësore” të paguajnë për gazin natyror rus në rubla. Kjo është një direktivë e re nga presidenti Vladimir Putin teksa ai përpiqet të shfrytëzojë burimet e kërkuara të vendit të tij për të kundërshtuar një breshëri sanksionesh perëndimore.
“Kam vendosur të zbatoj një sërë masash për të ndryshuar pagesat – do të fillojmë me atë – [pagesat] për furnizimet tona me gaz natyror në të ashtuquajturat vende jomiqësore [do të bëhen] në rubla ruse”, tha Putin në një takim të qeverisë.
Marcel Salikhov, president i Institutit për Energjinë dhe Financat në Moskë, tha se masa përbën një “kundërsanksion simbolik” që synon Perëndimin. Ai vuri në dukje se Kremlini kishte urdhëruar tashmë eksportuesit të shkëmbejnë 80% të të ardhurave të tyre të valutave të huaja për rubla.
Biden dhe aleatët evropianë këtë javë pritet të shpallin sanksione të reja./UBTNews/