Presidenti rus Vladimir Putin i tha Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të enjten se Turqia ishte “rruga më e besueshme” për gazin në vendet evropiane.
“Sa i përket energjive të tjera hidrokarbure, përfshirë gazin, dërgesat tona janë në vëllim të plotë në përputhje me kërkesat tuaja”, tha Putin në margjinat e samitit në Astana, Kazakistan.
“Ne kryejmë gjithashtu tranzit përmes Turqisë në vendet evropiane. Turqia doli të ishte rruga më e besueshme për furnizimin me gaz në Evropë sot”.
Në të njëjtin takim dypalësh, Erdogan i tha Putinit se Turqia mund të ndihmojë në transportin e grurit dhe plehrave ruse në vendet më pak të zhvilluara./UBTNews/