Presidenti rus, Vladimir Putin e telefonoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin e uroi për formimin e qeverisë së re dhe për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë, thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanyahut.
Netanyahu i tha Putinit se “ai shpreson se do të gjendet një mënyrë e shpejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe vuajtjeve të shkaktuara prej saj”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë mes tjerash bëhet e ditur se ata diskutuan edhe rreth çështjeve rajonale, sikurse parandalimi i Iranit nga përdorimi i armëve bërthamore.
Kremlini tha se ata “shprehën besimin e ndërsjellë se marrëdhëniet ruso-izraelite do të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme”./UBTNews/