Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur inkursionin ndërkufitar të Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë si “dështim”.
Në seancën plenare të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok të enjten, Putin tha se: “Qëllimi i Ukrainës është të shtyjë Rusinë të transferojë trupat nga një zonë në tjetrën dhe të ndalë ofensivën në Donbas, por ata nuk ia dolën. Ukraina tani po vuan shumë humbje të mëdha në fuqi punëtore dhe pajisje”.
Sipas tij, qëllimi i inkursionit në Kursk ishte që të nervozohej Rusia dhe të ndalonte ofensivën e saj në fusha kyçe dhe se kjo strategji nuk funksionoi. Ai tha se forcat e armatosura ruse e kanë stabilizuar situatën dhe po i shtrëngojnë gradualisht ukrainasit nga zonat kufitare.
Putin pohoi gjithashtu se Ukraina në fakt e ka dobësuar veten në fusha kyçe duke transferuar njësi mjaft të mëdha dhe të trajnuara mirë larg nga fronti në kufirin rus./UBTNews/