Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Bjellorusinë të hënën për bisedime me homologun dhe aleatin e tij, Alexander Lukashenko, njoftoi Kremlini.
Moska njoftoi se dyshja do të diskutojnë rreth integrimit ruso-bjellorus “si dhe për tema që janë aktuale në agjendën ndërkombëtare dhe rajonale”.
Vizita vjen dhjetë muaj pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë, e cila u nis nga disa drejtime, përfshirë edhe territorin bjellorus./UBTNews/