Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me diplomatin e lartë kinez, Wang Yi, në Rusi të mërkurën, konfirmoi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.
Wang Yi tashmë është takuar me kreun e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Takimi me Putin pritet të nisë në ora 14:00. Ky takim vjen pas fjalimit të presidentit rus në Asamblenë Federale, në të cilën ai u tërhoq nga pakti bërthamor dhe sinjalizoi se nuk ka fund për luftën në Ukrainë./UBTNews/