Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu ngushëllime udhëheqjes së Iranit të mërkurën për shpërthimet që lanë të vdekur më shumë se 100 njerëz në qytetin e Kermanit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.
Putin dënoi “terrorizmin në të gjitha format e tij” dhe tha se sulmi ndaj njerëzve paqësorë ishte “tronditës në mizorinë dhe cinizmin e tij”./UBTNews/