Komisioni Zgjedhor i Rusisë të hënën regjistroi zyrtarisht presidentin rus, Vladimir Putin, si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin mars.
Putin do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet që do të mbahen më 17 mars. Për t’u regjistruar si kandidat, atij iu kërkua të mblidhte të paktën 300 mijë nënshkrime të rusëve nga rajone të ndryshme të shtetit, për të mbështetur kandidaturën e tij. Nga nënshkrimet e dorëzuara, 0.15 për qind e tyre u shpallën të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi.
Edhe në vitin 2018, presidenti Putin garoi si kandidat i pavarur duke shpërfillur partinë Rusia e Bashkuar që e emëroi atë për të kandiduar në vitin 2012./UBTNews/