UBT News

Putin zhvilloi biseda telefonike me kryeministrin e Izraelit dhe atë të Indisë

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi ndaras biseda telefonike të mërkurën me kryeministrin e Izraelit dhe atë të Indisë.

Në bisedën e tij telefonike me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, Putin sqaroi pozicionin e Rusisë për situatën në Ukrainë: “Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së Rusisë, për të çmilitarizuar dhe denazifikuar shtetin ukrainas dhe për të siguruar statusin e tij neutral dhe jo-bërthamor, si dhe njohjen e sovranitetit të Rusisë mbi Krimenë dhe pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut”, thuhet në një deklaratë nga Kremlini, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Me kryeministrin indian, Narendra Modi, Putin diskutoi rreth evakuimit të shtetasve indianë në Ukrainë, sipas TASS.

“Rusia po bën çmos për të organizuar evakuimin urgjent të një grupi studentësh indianë nga Kharkiv përmes një korridori humanitar në rrugën më të shkurtër për në Rusi. Sipas raporteve të fundit, në fakt, ata studentë kanë qenë marrë peng nga forcat ukrainase që po i përdorin si mburojë njerëzore dhe po pengojnë evakuimin e tyre në territorin rus. Përgjegjësia për këtë bie tërësisht tek autoritetet e Kievit”, tha Kremlini.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, shkaktoi zemërim ndërkombëtar te Bashkimi Evropian, ShBA-ja dhe Britania e Madhe. Shtetet vendosën sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës./UBTNews/

Exit mobile version