UBT News

Putin viziton urën në Krime e cila u dëmtua rëndë në tetor

Russian President Vladimir Putin visits a bridge connecting the Russian mainland with the Crimean Peninsula across the Kerch Strait, December 5, 2022. Sputnik/Mikhail Metzel/Pool via REUTERS

Presidenti Vladimir Putin vizitoi urën që lidh gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe Rusinë jugore, njoftuan agjencitë e lajmeve.

Sipas raporteve të mediave ruse, Putin mbërriti me një veturë atje dhe foli me ndërtuesit që po riparonin urën e cila u dëmtua nga një shpërthim në tetor.

Ai foli gjithashtu me punëtorët dhe diskutoi riparimet e urës me një zyrtar të lartë qeveritar përgjegjës për projektin.

Kjo ishte vizita e tij e parë në gadishull që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt./UBTNews/

Exit mobile version