Liz Truss ishte “e çmendur” kur ngriti shqetësimet për armët bërthamore, ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin.
Gjatë një fjalimi në Moskë, presidenti rus goditi ish-kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar. Ai thotë se kurrë nuk ka deklaruar se do t’i përdorin armët bërthamore.
“Ne kemi lënë të kuptohet vetëm në përgjigje të deklaratave të bëra nga udhëheqësit perëndimorë”, shtoi ai.
Gjatë fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator, Truss i ka etiketuar kërcënimet e presidentit Putin për përdorimin e armëve bërthamore si “tronditje”./UBTNews/