UBT News

Putin thotë se s’ka paqe në Ukrainë pa përmbushjen e qëllimeve të Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se nuk do të ketë paqe në Ukrainë pa përmbushjen e qëllimeve të tij – dhe shtoi se këto objektiva nuk do të ndryshojnë.

Putin mohoi nevojën për valën e dytë të mobilizimit të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë – lëvizja e cila nuk ishte e popullarizuar në të kaluarën.

Ai shtoi se aktualisht janë 617 mijë ushtarë rusë, në mesin e tyre rreth 244 mijë trupa që u thirrën për të luftuar krahas forcave profesionale ushtarake ruse.

“Aktualisht nuk ka nevojë për mobilizim”, pohon Putin, sepse 1 mijë e 500 burra rekrutohen brenda ushtrisë ruse çdo ditë rreth vendit.

Ai tha se javën e kaluar 486 mijë ushtarë nënshkruan kontratë me ushtrinë ruse. Ritheksoi tha qëllimet e Moskës në Ukrainë – “denazifikimi, çmilitarizimi dhe statusi neutral” i Ukrainës janë të pandryshueshme./UBTNews/

Exit mobile version