Presidenti Putin thotë se Bashkimi Evropian mund të humbasë më shumë se 400 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.
Putin shton se BE-ja ka humbur “sovranitetin e saj politik” në përgjigjen e saj ndaj luftës në Ukrainë.
Ai thotë se inflacioni po rritet në vendet e BE-së dhe shton se pabarazia do të rritet vetëm si rezultat i sanksioneve.
Putin thotë se interesat e vërteta të njerëzve në Evropë po anashkalohen.
Duke iu referuar frikës për një krizë globale ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ai pretendon se Rusia është në gjendje të rrisë ndjeshëm eksportet e saj të grurit dhe plehrave.
Vetëm eksportet e grurit mund të rriten në rreth 50 milionë tonë, thotë ai./UBTNews/