Duke folur për kompanitë perëndimore që po largohen nga Rusia, Vladimir Putin tha se vendi i tij nuk do që ato të rikthehen.
Para forumit, Putin tha se vendi i tij po i menaxhon mirë nevojat dhe se janë regjistruar 90 mijë biznese të reja.
“Unë nuk mendoj se është ndonjë sekret sepse kur diskutoj me bizneset ruse lidhur me këtë çështje, ata theksojnë faktin se firmat perëndimore nuk duhet të lejohen të kthehen”, thotë ai.
“Në të gjitha këto forume dhe takime ekonomike ndërkombëtare, kërkesa kryesore e imja ka qenë që bizneset ruse të mos lejojnë kthimin e kompanive perëndimore”./UBTNews/