Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi në kongresin vjetor të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të enjten se Rusia ka aktualisht më shumë mundësi në të bërit biznes.
Pavarësisht disa “çështjeve sistematike me logjistikën, financat dhe teknologjinë”, në vend po krijohen mundësi të mëdha në pothuajse çdo fushë, deklaroi Putin.
Ai tha se qytetarët që kanë mbetur në Rusi janë më të zgjuar krahasuar me ata që janë larguar nga vendi.
“Ata që qëndruan këtu dhe me të vërtetë punojnë doli të jenë më të zgjuar, më energjikë, më efikas sesa ata që u larguan dhe u japin këshilla keqbërësve tanë”, deklaroi ai.
Shifrat zyrtare tregojnë se ekonomia ruse u tkurr me 2.1% vitin e kaluar – më pak se sa ishte parashikuar pas gati një viti sanksionesh të ashpra perëndimore. Megjithatë, rritja e shpenzimeve dhe rënia e të ardhurave kanë çuar në një deficit buxhetor prej 34 miliardë dollarësh, sipas ministrisë së financave./UBTNews/