Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Moska është e gatshme të ofrojë armë moderne për aleatët e saj në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë.
“[Ne] jemi gati t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot”, tha ai në ceremoninë e hapjes së forumit Army-2022 pranë Moskës.
Ekspozita vjetore e ushtrisë ruse fillon sot dhe Irani ka sjellë drone në takim, pas thashethemeve se Rusia mund të jetë e interesuar të blejë dronë./UBTNews/