UBT News

Putin thotë se nuk po planifikon luftë “kundër Evropës”

Vladimir Putin tha se trupat e tij strategjike ishin në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe Moska do të vazhdojë në Ukrainë derisa të realizojë qëllimet e saj.

Udhëheqësi rus ka thënë tani se nuk po planifikon një luftë “kundër Evropës” pasi pranoi se aktiviteti i NATO-s ishte “rritur”.

Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në se po shfrytëzon Evropën për interesat e veta. Kjo vjen pasi Rusia kërcënoi se do t’i përgjigjej një pakti të ri të mbrojtjes midis Helsinkit dhe SHBA-së.

Putin ka thënë poashtu, pa dhënë detaje, se pranimi i Finlandës në NATO do të krijonte “probleme” për vendin nordik./UBTNews/

Exit mobile version