UBT News

Putin thotë se NATO përbën kërcënim për Rusinë

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.

Ai tha se Rusia “u kërkoi ta gjejnë një kompromos, por ata s’i dëgjuan” dhe thotë se ata po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara.

“Në Kiev ata thanë se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version