Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se nuk ka nevojë të sulmohet zona industriale rreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol dhe ata që zgjedhin të dorëzohen duhet të trajtohen në përputhje me konventat ndërkombëtare.
“Unë besoj se sulmi i propozuar i zonës industriale nuk është më i nevojshëm”, i tha ai ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigut në një takim në Kremlin, sipas mediave shtetërore.
Zona industriale, sipas tij, duhet të mbyllet dhe atyre që mbeten në uzinë duhet t’u ofrohet edhe një herë të dorëzohen në këmbim të jetës së tyre dhe një “trajtim dinjitoz”.
Putin gjithashtu uroi Shougun dhe ushtrinë ruse për marrjen e kontrollit të qytetit të Mariupolit.
“Përfundimi i detyrës ushtarake të çlirimit të Mariupolit është një arritje e madhe, ju përgëzoj”, tha Putin.
Zyrtarët ukrainas kanë mohuar se Mariupol ka rënë në duart e Rusisë./UBTNews/