Presidenti rus, Vladimir Putin e pranoi se është “i befasuar” nga rezultatet e referendumeve në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat u zhvilluan në fund të muajit shtator.
Moska pretendon se njerëzit në rajonet e pushtuara votuan për t’u bashkuar me Federatën Ruse.
Një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaq presidentin rus duke thënë se është “i befasuar” nga rezultati.
“Rezultatet e referendumit për të cilat folët, për të qenë i sinqertë, jo vetëm që më bënë të lumtur, por edhe më befasuan”, deklaroi Putin./UBTNews/