Presidenti rus, Vladimir Putin tha të mërkurën se bombardimi i spitalit Al Ahli ishte “katastrofë” dhe shenjë se “konflikti duhet të marrë fund”.
“Është akt i tmerrshëm, katastrofik. Qindra njerëz kanë vdekur dhe plagosur. Kam besim se kjo është shenjë që konflikti duhet të marrë fund”, deklaroi lideri i Kremlinit në një konferencë për media pas Forumit të 3-të të Rrugës së Mëndafshit të Ri në Pekin dhe takimit të tij me presidentin kinez, Xi Jinping.
Zyrtarët palestinezë i fajësuan bombardimet e Izraelit për sulmin në spitalin Al-Ahli al-Arabi, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 500 persona. Izraeli tha se shpërthimi u shkaktua pas dështimit të lëshimit të raketës nga grupi xhihadist islamik palestinez. Ky i fundit mohoi fajësinë./UBTNews/