UBT News

Putin thotë se Berlusconi ishte një mik i vërtetë

Putin e quajti ish-udhëheqësin italian, Silvio Berlusconi, një “mik të vërtetë” pasi ai vdiq të hënën.

“Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë. Gjithmonë e kam admiruar sinqerisht mençurinë e tij, aftësinë e tij për të marrë vendime të ekuilibruara dhe largpamëse edhe në situatat më të vështira”, tha Putin në një mesazh ngushëllimi.

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vdiq sot në moshën 86-vjeçare. Berlusconi ishte duke u trajtuar në spitalin San Raffaele në Milano. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.

Exit mobile version