Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia ka katër rajone të reja, teksa po njofton aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, të Ukrainës.
Putin tha se aneksimi i këtyre katër rajoneve “është vullneti i miliona njerëzve” dhe është “e drejtë e tyre integrale”, siç thuhet në kartën e OKB-së.
“Rezultatet dihen shumë mirë. Jam i sigurt se Kuvendi Federal do të përkrahë katër regjionet e reja të Federatës Ruse, sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha ai, i cili u përcoll me apllauz në hollin e Kremlinit, raporton Guardian.
Putin tutje tha se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”.