Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin propozoi Andrei Belusov për të zëvendësuar ministrin aktual të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi Këshilli i Federatës të dielën.
Shoigu, i cili mban postin e ministrit të Mbrojtjes qe nga viti 2012, është emëruar sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, njoftoi Kremlini. Deri më tani këtë detyrë e mbante Nikolai Patrushev, oficeri i parë i sigurimit të Rusisë. Se kur do të emërohet Patrushev do të bëhet e ditur më vonë, tha zëdhënësi Dmitri Peskov.
Peskov tha se Putin mori një vendim për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes me një civil, sepse ajo duhet të jetë e hapur për inovacione dhe ide të avancuara.
Sipas njoftimit, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov do të mbajë postin e tij. Të premten Putin nënshkroi një dekret për riemërimin e Mikhail Mishustin si kryeministër të Federatës Ruse.