Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuar Uashingtonin se po synon të zgjasë konfliktin në Ukrainë dhe po ndez konflikte në vende tjera, përfshirë edhe në Tajvan.
“Situata në Ukrainë tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tentojnë ta zgjasin këtë konflikt. Dhe po veprojnë saktësisht në mënyrë të njëjtë, duke nxitur potencialin për konflikt në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine”, deklaroi Putin.
“Aventura amerikane në lidhje me Tajvanin nuk është thjesht një udhëtim i një politikani individual të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme të ShBA-së për të destabilizuar dhe për ta bërë kaotike situatën në rajon dhe në botë”, shtoi ai, duke iu referuar vizitës në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi./UBTNews/