UBT News

Putin: Rusia nuk është fajtore për krizën energjetike të Evropës

MOSCOW, RUSSIA - OCTOBER 12: (RUSSIA OUT) Russian President Vladimir Putin delivers key speech during the plenary session of Russian Energy Week 2022 on October 12, 2022, in Moscow, Russia. Putin announced that Russia could increase gas supplies to Europe via the Germany-bounded Nord Stream 2 pipeline under the Baltic sea. (Photo by Contributor/Getty Images)

Rusia nuk është fajtore për krizën energjetike të Evropës, tha të mërkurën presidenti rus, Vladimir Putin, duke shtuar se fajin e ka vetë Bashkimi Evropian.

“Evropianët e zakonshëm po vuajnë. Këtë vit, faturat e tyre të energjisë dhe gazit janë trefishuar. Ashtu si në mesjetë, popullsia filloi të grumbullonte dru zjarri për dimër. Çfarë lidhje ka Rusia me të?”, tha Putin gjatë seancës plenare në Javën e Energjisë së Rusisë.

“Ata vazhdimisht po përpiqen të fajësojnë dikë tjetër për gabimet e tyre. Në këtë rast, Rusinë. Ata vetë e kanë fajin. Ky nuk është rezultat i një operacioni të posaçëm ushtarak në Ukrainë, në Donbas”, tha Putin.

Putin fajësoi vendet e BE-së për marrjen e vendimeve të dobëta në sektorin e energjisë kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Rusinë./UBTNews/

Exit mobile version