Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia është e gatshme të fillojë furnizimin me gaz nëpërmjet një lidhjeje në tubacionin Nord Stream 2 që mbetet funksionale, por është vendimi i BE-së nëse ata e duan atë.
“Rusia është e gatshme të fillojë furnizime të tilla. Topi është në fushën e BE-së. Nëse duan, ata thjesht mund të hapin rubinetin”, tha Putin në fjalimin e tij vjetor në forumin e Javës Ruse të Energjisë.
Kujtojmë se tubacioni nuk kishte hyrë ende në operacione tregtare. Plani për ta përdorur atë për furnizimin me gaz u anulua nga Gjermania disa ditë përpara se Rusia të dërgonte trupa në Ukrainë në shkurt./UBTNews/