Rusia do të fillojë vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi pasiqë objektet të jenë gati më 7-8 korrik, sipas takimit mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko, në qytetin turistik rus të Soçit.
“Pra, gjithçka është sipas planit, gjithçka është e qëndrueshme”, tha Putin.
Ata u pajtuan rreth planit për të vendosur raketa bërthamore ruse me rreze të shkurtër veprimi me bazë tokësore në territorin e aleatit të ngushtë të Moskës, ku ato do të mbesin nën komandën ruse./UBTNews/