UBT News

Putin quan “tradhtarë të kombit” rusët properëndimorë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka quajtur “tradhtarë të kombit” rusët të cilët janë pro Perëndimit.

Në një fjalim televiziv, Putin u shpreh: “Perëndimi do të përpiqet që të mbështetet te tradhtarët e kombit, tek ata të cilët fitojnë paratë te ne, por jetojnë atje. Dhe kur them “atje”, nuk e kam në kuptimin gjeografik të fjalës, por jetojnë me mendime atje”.

“Këta njerëz nuk jetojnë dot pa fruta deti dhe duan që të lejojmë meshkujt të ndihen femra”, tha Putin.

Dje, në një intervistë për mediat ruse, presidenti Putin përsëriti qëndrimin se qëllimi i Rusisë në Ukrainë nuk është ta pushtojë atë, duke renditur arsyet e çmilitarizimit, neutralitetit dhe denazifikimit të saj.

Në lidhje me bisedimet për paqen, kreu i Kremlinit akuzoi autoritetet ukrainase se po sabotojnë një zgjidhje paqësore të krizës, lidhur kjo edhe me deklaratat e fundit nga Zelensky se refuzon një status neutral të ngjashëm me atë austriak dhe suedez.

Exit mobile version