UBT News

Putin: Qëllimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë janë fisnike dhe do të arrihen, nuk kishim zgjidhje tjetër!

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qëllimet ushtarake të vendit të tij në Ukrainë janë “fisnike” dhe do të arrihen, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Putin tha se “operacioni special” në Ukrainë ishte hapi i duhur pasi Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër”.

Putin tha se qëllimi i “operacionit special ushtarak” ishte të ndihmonte popullin e Donbasit dhe “të marrë masa për të garantuar sigurinë e vetë Rusisë”.

“Natyrisht, ne nuk kishim zgjidhje tjetër, kjo është e drejtë. Dhe nuk ka dyshim se qëllimet [e operacionit special] do të arrihen”, tha Putin të martën.

“Qëllimi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas, njerëzit e Donbasit, të cilët ne e njohëm, u detyruan ta bëjnë këtë sepse autoritetet e Kievit, të shtyra nga Perëndimi, refuzuan të respektojnë marrëveshjet e Minskut që synojnë një zgjidhje paqësore të problemeve të Donbasit”, shtoi Putin./UBTNews/

Exit mobile version