Vladimir Putin po shqyrton nëse do të marrë pjesë në takimin e tij të parë personal me liderët perëndimorë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas një burimi të Kremlinit.
Presidenti rus nuk e ka përjashtuar mundësinë e paraqitjes në takimin e G20 të ekonomive të mëdha në Delhi muajin e ardhshëm, tha zyrtari për NBC News.
Ai mund ta shohë këtë si një mundësi për të rihapur veten në skenën botërore, duke e përdorur atë si një shans për të tërhequr vendet që nuk janë në linjë me Perëndimin – si përshembull Kina.
Ai tashmë ishte tërhequr nga shfaqja në ngjarje ndërkombëtare gjatë pandemisë në 2020 dhe 2021.
Ai gjithashtu refuzoi të marrë pjesë në ngjarjen e vitit 2022 në Bali, ku liderët botërorë dënuan pushtimin e tij në Ukrainë./UBTNews/