UBT News

Putin pretendon se Rusia po ‘studion me kujdes’ planin e paqes të liderëve afrikanë

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka thënë udhëheqësve afrikanë këtë mëngjes se Moska e respekton propozimin e paqes për Ukrainën dhe se po e “studion” me kujdes atë.

Gjatë samitit Rusi-Afrikë ai tha se Rusia po rrit furnizimet ushqimore në Afrikë, sikurse disa dërgesa drithërash falas për të cilat njoftoi një ditë më parë, dhe është i interesuar në zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak me kontinentin.

Presidenti rus po përdor këto takime për të forcuar marrëdhëniet e vendit me kombe të ndryshme afrikane./UBTNews/

Exit mobile version